Ukraina përparon në vijën e frontit, Rusia e mohon

Kreu i grupit mercenar "Wagner" që luftonte në anën ruse, akuzoi trupat e rregullta ruse për braktisjen e pozicioneve rreth Bakhmutit. Megjithatë, Rusia refuzon të pranojë se forcat ukrainase po bëjnë përparim të mundshëm në vijën e parë të frontit të luftës

Raportet për një përparim ukrainas në vijën e parë të frontit të luftës, janë mohuar nga Rusia, edhe pse pretendimi është bërë nga burime proruse.

Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar “Wagner” që luftonte në anën ruse, akuzoi trupat e rregullta ruse për braktisjen e pozicioneve rreth Bakhmutit.

Blogerët ushtarakë rusë raportuan përparimet e Ukrainës ose lëvizjet e trupave në disa zona, të enjten e 11 majit.

Megjithatë, Kremlini mohoi se Ukraina kishte bërë ndonjë përparim të rëndësishëm.

“Deklaratat individuale në Telegram për një ‘përparim’ në disa pika në vijën e frontit nuk korrespondojnë me realitetin”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë. “Situata e përgjithshme në zonën e operacionit special ushtarak është nën kontroll”.

Presidenti i Ukrainës tha më herët se ishte shumë herët për të filluar një kundërofensivë.

“Me atë që tashmë kemi, ne mund të shkojmë përpara, dhe mendoj të jemi të suksesshëm,” tha presidenti Volodymyr Zelensky, në një intervistë për transmetuesit e shërbimit publik që janë anëtarë të Eurovision News, si BBC.

“Por, ne do të humbnim shumë njerëz. Unë mendoj se kjo është e papranueshme. Kështu që ne duhet të presim. Na duhet ende pak më shumë kohë.”

Sulmi i pritshëm mund të jetë vendimtar në luftë, duke rivizatuar vijat e frontit që për muaj të tërë kanë mbetur të pandryshuara.

Do të jetë gjithashtu një provë vendimtare për Ukrainën, e etur për të provuar se armët dhe pajisjet që ka marrë nga Perëndimi mund të rezultojnë në përfitime të rëndësishme në fushën e betejës.

Qëkur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt të vitit të kaluar, mijëra civilë dhe luftëtarë janë vrarë ose plagosur, qytete dhe qyteza janë shkatërruar në luftime dhe rreth 8.2 milionë ukrainas janë regjistruar si refugjatë në Evropë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika