Kaos në kufirin ShBA-Meksikë pas skadimit të Artikullit 24

I ashtuquajturi Artikulli 42 që është pjesë e një ligji që e rregullon migracionin në mbrojtje të shëndetit publik të amerikanëve, që ishte vendosur për shkak të pandemisë COVID-19, skadoi të premten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), duke shkaktuar kaos në kufirin e vendit me Meksikën.

Dhjetëra mijëra azilkërkues meksikanë nxituan të hynin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpara se të vendoseshin rregullat e reja të shpallura nga administrata e presidentit Joe Biden.

Rregullorja e skaduar e vendosur gjatë presidencës së ish-presidentit Donald Trump, ishte në fuqi që nga muaji mars i vitit 2020 dhe u kishte mundësuar zyrtarëve dhe policëve të kufirit që të kthejnë azilkërkuesit në kufi, me arsyetimin e parandalimit të përhapjes së COVID-19, shkruan REL.

Qytetarë të shumtë, duke përfshirë fëmijë, mbrëmjen e së enjtes po ecnin përgjatë një kufiri të SHBA-ve të rrethuar me tela me gjemba, të pasigurt se ku të shkonin ose çfarë të bënin më pas.

Autoritetet amerikane kanë njoftuar një sërë masash rigoroze që synojnë frenimin e kalimeve të paligjshme të kufijve, së bashku me krijimin e rrugëve të ligjshme që emigrantët mund t’i ndjekin.

Sipas këtyre masave të reja, emigrantët e mundshëm mund të aplikojnë në internet, të gjejnë një sponsor dhe t’i nënshtrohen kontrolleve të së kaluarës së tyre.

Suksesi i këtyre reformave ka potencialin për të transformuar ndjeshëm mënyrën në të cilën emigrantët i afrohen kufirit SHBA-Meksikë.

Numri i emigrantëve në kufirin e ShBA-së u rrit qëkur presidenti Joe Biden mori detyrën në janar të vitit 2021, pjesërisht i nxitur nga problemet ekonomike, pasiguria dhe shtypja politike në vende si Venezuela, Kuba dhe Nikaragua.

Që nga fillimi i punës së administratës së Biden, një rekord prej 4.6 milionë emigrantësh të paligjshëm janë arrestuar duke kaluar kufirin ilegalisht.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika