Gjykata Speciale vazhdon t’i mbaj të mbyllura seancat e gjykimeve

Monitoruesit e procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale, si dhe bashkëluftëtarët e ish krerëve të UCK-së që po gjykohen në Hagë e kanë kritikuar vendimin e trupit gjykues për seancat private të vazhdueshme gjatë dëshmive të dëshmitarëve të prokurorisë së specializuar

Foto nga arkivi

Një javë plot me seanca gjyqësore ka qenë në Dhomat e Specializuara, por me shumë pak informacione për publikun rreth deklarimeve aty.

Gjykata Speciale po e vazhdon avazin e mos transpararencës në seanca, duke i mbajtur private pjesën më të madhe të tyre.

Njëjtë ndodhi edhe në seancën e fundit të Pjetër Shalës e e asaj ndaj Thaçit dhe të tjerëve, bile për këtë të fundit ka ankesa bashkëluftëtari i ish-krerëve të UÇK-së.

Arif Aliu thotë se nuk e di çfarë po dëshmojnë dëshmitarët e prokurorisë.

“Edhe del fol çka është e një e zezë se nuk merrë vesh kërkush, ne se dijmë çka po thojnë ata, po du me ditë edhe unë cka po thotë ai, nashta jam dëshmitar i asaj pune, du me ditë apo fol drejt a rrenën, a të vërtetën a jo, kështu që kjo është ajo e çka neve na mundon”, ka thënë Aliu.

Por përveç publikut, të mangta informacionet i kanë edhe ata që e monitorojnë punën e Speciales.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se opinioni ka nevojë të dëgjojë dëshmitë, që në fund të aktgjykimit të kuptojë nëse vendimi, çfarëdo qoftë ai, ka qenë meritor.

“Edhe monitoruesit e kanë problem të kuptojnë se cka është duke ndodhur në të vërtete brenda seancës, unë mendoj se trupi gjykues duhet të kujdeset që informatat që lidhen me identitetin e dëshmitarit apo familjarëve të tij të mos transmetohen, ndërkaq pjesa tjetër e dëshmisë që nuk ndikon në identifikimin e tij, të jetë e hapur për publikun”, ka thënë Alija.

Nga ana tjetër në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se duhet të ndiqet një proporcionalitet, me ç’rast shpjegohet se çka rrezikohet nëse seancat mbahen publike dhe jo të fshehura për audiencën.

“Në secilin rast nuk mund të shkohet me vlerësime ndoshta apstrakte sa I përket mbylljes së seancave, mirpo në secilën rast duhet të specifikohet, se mbajtja publike e seancës cka rrezikon. Për shkak se gjykimi publik është njëra nga komponentat kryesore edhe të gjykimit të drejtë në bazë të konventës evropiane për të drejtat  enjeriut dhe kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Shala.

Pas më shumë se dy vjetësh në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill. Për muajin maj janë paraparë të zhvillohen dhjetë seanca.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika