Komuna e Prishtinës ndan 350 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem permanent me të cilin përballet Prishtina dhe shumë komuna të Kosovës, e për këtë arsye Kuvendi komunal ka hapur një tender për këtë çështje

Ilustrim

Sipas njoftimit të komunës, trajtimi i qenve endacakë do të ndahet në shtatë grupe, ku do të përfshihen të gjitha lagjet e kryeqytetit dhe zonat rurale.

Ky vendim i komunës vije pas shumë ankesash dhe sulmeve të qenve endacak ndaj qytetarëve.

”Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti gjashtë kandidatë do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate. Nëse më shumë se gjashtë kandidatë të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të ri ekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për procedurën e tenderit”, thuhet në njoftim.

Kuvendi Komunal të enjten e 5 majit ka hapur tender për këtë çështje.

Afati i fundit për pranim të tenderëve është 23 maj 2022.

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem permanent me të cilin përballet Prishtina, por edhe qytetet e tjera në Kosovë.

Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës të dërguara në adresë të Telegrafit, 41 qytetarë janë sulmuar nga qentë endacakë në Prishtinë dhe po aq kanë pësuar lëndime trupore, vetëm gjatë periudhës janar-mars 2022. Sipas këtyre të dhënave, gjatë vitit 2021 janë sulmuar gjithsej 89 qytetarë, ndërsa prej tyre 69 kanë marrë lëndime.

Sulmohen tre mjekë nga qentë endacakë

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika