Dushku: Dëshira ime është që të inkuadroj sa më shumë vajza në klubin e basketbollit

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka rrëfyer dëshirën e saj të madhe për të inkuadruar sa më shumë vajza gjatë mandatit të saj në klubin e basketbollit

Elvira Dushku – sekretare e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ka rrëfyer rrugëtimin e saj në klubin e basketbollit, si dhe përkushtimin e saj ndaj këtij sporti.

Si 14-vjeçare ka filluar të merret me këtë sport, duke u bërë pastaj pjesë e klubit të Prishtinës për të vazhduar tërë rrugëtimin e saj me dashurinë për lojën e basketbollit.

“Kam filluar të luaj në vitin 1996 si 14-vjeçare, me vëllain kemi qenë në një gjeneratë, kemi shkuar bashkë të luajmë, kam luajtur Basketboll në klubin e Prishtinës, kam qëndruar në Basketboll gjithmonë, kam punuar si vullnetare koordinatore e klubit, njëkohësisht kam pasur edhe punën tjetër si gazetare për sport”, ka thënë Dushku.

Dushku, ndër të tjera, ka treguar dëshirën e saj të madhe për të inkuadruar në klub sa më shumë vajza, si dhe të jepet mundësia për vajzat që të bëhen prezente në menaxhim të klubit të basketbollit.

Ajo ka thënë se në fillim të mandatit të saj si sekretare e Federatës së Basketbollit kanë qenë vetëm 180 vajza, ndërsa tash janë mbi 400.

“Unë i kam dy mandate, mandatin e parë e kam kryer, e përfundoj më 2026, nëse nuk arrij të inkuadroj sa më shumë vajza në basketboll aktiv, atëherë nuk kam bërë asgjë. 180 kanë qenë vajza, tash janë mbi 400, nëse vazhdojmë me këtë ritëm, do të largohem nga klubi me kokën lart”, ka theksuar Dushku.

Ajo ka folur edhe për ndeshjen Trepça – Peja, për të cilën, ka thënë se do të jetë një ndeshje që do të mbahet në mend.

“Do të kemi rastin të shohim basketboll të nivelit të lartë dhe federata e Basketbollit do të dëshmojë se basketbolli është tjetër nivel në sport”.

Vlen të theksohet se rezultati është 2:1 për Trepçën, teksa ndeshja e radhës zhvillohet të dielën në “Karagaqi” në Pejë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika