Prokuroria me aksion kundër fajdesë në Prishtinë e Podujevë, arrestohen katër persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është duke zhvilluar një aksion në Prishtinë e Podujevë kundër fajdesë, me ç'rast janë arrestuar katër persona

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është duke zhvilluar një aksion kundër fajdesë.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se janë bastisur disa shtëpi dhe lokale në Prishtinë dhe Podujevë, me ç’rast janë arrestuar katër persona, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale si, “Fajdeja”,  “Shmangia nga tatimi”, “Detyrimi” dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi te paligjshëm”.

Ky aksion është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, konkretisht, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe njësive të tjera mbështetëse.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera  mbështetëse,  në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot,  është duke e realizuar  një aksion ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së ,“Detyrimi” nga neni 328 par.2 të KPRK-së dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi te paligjshëm” nga neni 294 par 3 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika