Vuçiq për procesin e betimit të kryetarëve në veri të Kosovës: S’do të pranohen kurrë

“Nuk do të pranohen kurrë për kryetarë komunash”, ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, teksa ka komentuar procesin e betimit të kryetarëve të rinj në komunat e veriut të Kosovës

Aleksander Vuçiq -presidenti serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vlerësuar se politikanët shqiptarë, që nga e premtja do të jenë në krye të komunave në veri të Kosovës, “nuk do të pranohen kurrë për kryetarë komunash”.

Kështu ka thënë ai, teksa ka komentuar procesin e betimit të kryetarëve të rinj të zgjedhur në procesin e 23 prillit, teksa u ka kërkuar serbëve ta ruajnë paqen, para betimit që do të bëjnë katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës.

“Kërkoj nga serbët që të ruajnë paqen. Dhe këta nuk do të pranohen kurrë si kryetarë komunash. Do të zgjidhen kryetarë të rremë të mbështetur nga vendet e QUINT-it në zgjedhjet më të rreme, më të turpshme dhe më të mjerueshme në botë, me një pjesëmarrje mesatare prej 3.4 për qind”, ka thënë Vuçiq.

Ai konsideron se situata në veri të Kosovës është shumë e tensionuar, për shkak të gjithçkaje që po ndodh, shkruan Danas.

“Dhe sa i shqetësuar jam për atë që vjen nesër dhe pasnesër – më mirë të mos e them. Situata është shumë e vështirë dhe e tensionuar”, shtoi ai.

Teksa pyetet për pjesëmarrjen e serbëve nga Kosova, në tubimin e paralajmëruar në Beograd të thirrur nga partia e tij më 26 maj, Vuçiq i ka falënderuar publikisht.

“Faleminderit për vëmendjen dhe respektin, nuk ishte e vështirë për këta njerëz të largoheshin në këmbë, ata e dinë se si është situata reale. Mesazhi im për ta është që ne do të luftojmë së bashku që populli ynë në Kosovë të mbijetojë”, potencoi Vuçiq.

Më 23 prill, në komunat veriore të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.

Komunat në veri patën mbetur pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, meqë përfaqësuesit serbë në atë zonë kanë dhënë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.

Kryetarët e sapozgjedhur për komunat veriore të Kosovës – të gjithë të partive shqiptare – duhet të kryejnë betimin dhe të hyjnë nëpër zyrat e reja, ndonëse ato kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika