Fejza e “vetëvendosur”: Vetëmenaxhimi, JO, nuk është Asociacion

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se vetëmenaxhimi në Kosovë nuk është i njëjtë me një asociacion, duke iu kundërvënë interpretimeve të opozitës. Ajo gjithashtu tha se Grupi Parlamentar i VV-së është në linjë me qëndrimet e qeverisë dhe diskuton rregullisht çështjen e vetëmenaxhimit

Deputetja e VV-së, Arjeta Fejza

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 18 mars në Ohër arritën pajtueshmëri për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Në Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, marrëveshje kjo e cila ka 11 nene, neni i cili ka qenë pikë e nxehte e debateve të shumta në Kosovë është neni 7.

Në nenin 7 të kësaj marrëveshjeje kërkohet nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen “për të siguruar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Dhe ky nen nga opozita dhe analistë është parë si Asociacion, ose “Zajendicë”, siç e quante Kurti sa ishte në opozitë.

Por, deputetja e VV-së, Arjeta Fejza, në emision “FIVE” në RTV Dukagjini deklaroi se vetëmenaxhimi nuk është Asociacion.

E pyetur nga moderatori i emisionit se “Pra, vetëmenaxhimi nuk është Asociacion? – Ajo është përgjigjiur e “vetëvendosur” se “Jo, nuk është Asociacion”.

Gjithashtu Fejza ka treguar se çka është vetëmenaxhimi është diskutuar edhe në Grupin Parlamentar të VV-së, duke theksuar se si në Grupin Parlamentar janë në linjë me qëndrimet e Qeverisë.

“..Se me duket sikur kjo çështja e diskutimeve në Grupin tonë Parlamentar është duke marrë dhenë,… normalisht që GP diskutojmë ne kemi takime të rregullta, në takimet tona merr pjesë shpesh edhe kryeministri. Merr pjesë edhe zëvendëskryeministri, i cili e ka portofolin për çështjen e dialogut dhe pothuajse për të gjitha çështjet. Javën që shkoi madje ne kishim një takim në lidhje me prezantimin e Fondit Sovran, i cila është edhe një tjetër nismë është jashtëzakonisht e madhe dhe jashtëzakonisht serioze dhe një tjetër premtim i realizuar i qeverisjes tonë. Kështu që po në GP ka diskutime dhe ne jemi në linjë me qëndrimet e Qeverisë, në kuptim që i kemi informacionet dhe diskutojmë”, ka thënë Fejza.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika