Krasniqi: Emërimi i Aliut në KPM dëshmon synimin e Qeverisë për t’i kapur mediat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar në një postim në Facebook pas emërimit të Luljeta Aliut si anëtare në Komisionin e Pavarur për Media. Sipas tij, ky emërim dëshmon se Qeveria është në mision për të penguar fjalën e lirë dhe synon kapjen e mediave

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj emërimit të Luljeta Aliut si anëtare në Komisionin e Pavarur për Media (KPM).

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se ky veprim dëshmon se Qeveria e Kosovës po synon të pengojë fjalën e lirë dhe t’i kapë mediat.

“Me emërimin e Luljeta Aliut si anëtare në Komisionin e Pavarur për Media, një militante e deklaruar politike e Vetëvendosjes, kjo Qeveri dëshmoi edhe një herë se është në mision për të penguar fjalën e lirë, duke synuar kapjen e mediave”, është shprehur Krasniqi.

Krasniqi ka vlerësuar se mediat duhet të jenë të lira dhe të pavarura si një platformë e rëndësishme jopolitike, e cila mban përgjegjës pushtetin dhe monitoron veprimet qeveritare në raport me ligjin dhe qeverisjen e mirë.

Ai ka shtuar se vetëm pushteti i korruptuar dhe autokratik synon kontrollin politik të mediave dhe institucioneve të pavarura, dhe se kjo sipas tij, po ndodh në vendin tonë që prej ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti.

“Vetëm një pushtet i korruptuar dhe autokrat synon kontrollin politik të mediave dhe të institucioneve të pavarura e fatkeqësisht kjo po ndodh tash e dy vjet në vendin tonë”, ka shkruar tutje ai.

Krasniqi ka përfunduar deklaratën e tij me thirrjen “Larg duart nga mediat!”

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika