Njësitet e Karabinierëve italianë shihen të vendosura në fshatin Smrekonicë

Në fshatin Smrekonicë në hyrje të Mitrovicës, trupat italiane të Karabinierëve bashkë me KFOR-in janë vendosur pas tensioneve dhe përplasjeve në veri të Kosovës

KFOR-i italian me njësitet e tyre të Karabinierëve janë vendosur në hyrje të Mitrovicës, në fshatin Smrekonicë, kështu ka raportuar gazetari i RTV Dukagjinit nga terreni, Sylejman Sylejmani.

Ndërsa, pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë marrë lëndime të lehta trupore, pas tensioneve të cilat u krijuan në komunën e Zveçanit gjatë ditës së sotme.

Policia e Kosovës ka konfirmuar përmes një komunikate zyrtare se të lënduar nga zyrtarët policorë kanë mbetur pesë.

“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë, të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, “zyrtarët e rendit publik vazhdimisht kanë biseduar me qytetarët e tubuar, duke kërkuar që të njëjtit të largohen dhe të mos pengohet puna e zyrtarëve shtetërorë, të lirohet rruga dhe të lejohet hyrja e tyre në vendet e punës, mirëpo të njëjtit kanë refuzuar në vazhdimësi”

Po ashtu, sipas tyre, janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër automjeteve zyrtare, njërës prej tyre ia kanë vënë zjarrin. Dyshohet se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që ende nuk dihet lokacioni i saktë.

Në njoftim thuhet se pas këtyre ngjarjeve policia është detyruar t’i përdorë mjetet e tyre për vetëmbrojtje.

“Duke parë rrezikun e drejtpërdrejtë të jetës së zyrtarëve policorë, njësitet policore relevante në vetëmbrojtje janë detyruar të reagojnë dhe të përdorin mjetet e ligjshme, përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës dhe për t’ua mundësuar hyrjen kryetarëve në objekte komunale”, ka thënë ai.

Lidhur me veprimet e deritanishme, Policia ka bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me organet e drejtësisë, të cilat rastin e kanë cilësuar si “Sulm Kundër Rendit Kushtetues”.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika