UNMIK kërkon të ndërmerren hapa urgjentë për t’i ulur tensionet në veri

Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh ka thënë se është duke i përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të vendit

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se është duke i përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ziadeh ka thënë tutje se zgjidhja e kësaj duhet të bëhet përmes dialogut Kosovë-Serbi.

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh po ndjek me shqetësimin më të madh situatën në zhvillim në veri të Kosovës. Ajo u bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme përshkallëzuese dhe të ndërmarrin hapa urgjentë për të rivendosur qetësinë. Ajo thekson nevojën për të gjetur një zgjidhje brenda kuadrit të Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e UNMIK.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika