Atiq dhe Hetemi ende s’kanë shkuar në takim te Hovenier, s’dihet a do të marrin pjesë

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ende nuk kanë shkuar në takimin e thirrur nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 9, teksa nuk dihet nëse të dy kryetarët do të marrin pjesë a po jo.

Në takimin me ambasadorin amerikan nuk kanë ardhur ende kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç  dhe kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemi.

Në zyrat e BE-së në Prishtinë, në këto momente kanë mbërritur kryetari i Zubin Potokut, Izmi Zeqiri dhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

Të dy nuk kanë dhënë as një deklaratë para takimit që pritet të zhvillohet me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, i cili ka mbërritur më herët.

Ndryshe, në tri komunat veriore qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar në kundërshtim të kryetarëve të sapozgjedhur në veri.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika