Kurti në takim me Borrellin e Lajçakun: Do të kisha mirëkuptim, nëse protestat do të ishin paqësore

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me kryediplomatin evropian, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së Lajçak në kuadër të Konferencës për Siguri Globale në Bratisllavë, të cilëve u ka bërë të qartë se "nëse protestat e serbëve në veri do të ishin paqësore, atëherë do të kishte mirëkuptim"

FOTO nga arkivi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe me emisarin për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në Bratisllavë u ka bërë me dije atyre se “do të kishte pasur mirëkuptim, nëse protesta e serbëve në veri do të ishte paqësore”.

“Bisedova me Borrellin e Lajçakun. Unë iu thashë atyre se po të kishte protestë paqësore për zgjedhje të parakohshme, do ta kishin mirëkuptimin tim. Por jo mafiozë me shkronjën Z që shtien në drejtim të ushtarëve e policëve, hedhin granate e thërrasin “Vrisni”, “Vrisni”. Këtyre grupacioneve fashiste, ne nuk ua dorëzojmë republikën tonë demokratike. “Nëse duan protestë paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, atëherë e kanë kryeministrin e tyre që tërë jetën ka qenë aktivist politik dhe shumë është i gatshëm që t’i dëgjojë, e ndoshta edhe të pajtohet me ta”, ka thënë Kurti.

Ai përsëriti se nuk do të dorëzohet republika demokratike në duart e fashistëve.

Shefi i ekzekutivit është takuar me zyrtarët evropianë para se të marrë pjesë në Forumin “Globsec 2023” në Bratisllavë.

Burime të Bashkimit Evropian e përmendën të martën Bratisllavën si vendtakim të mundshëm të Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe thanë se janë duke punuar në këtë drejtim.

Të dy liderët ishin të ftuar në Forumin e Sigurisë që po mbahet në Bratisllavë. Nga Qeveria e Kurtit thanë fillimisht se kryeministri e ka shtyrë pjesëmarrjen, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës.

Vuçiq, megjithatë, tha se nuk do të shkojë në Bratisllavë, sepse, siç u shpreh, “është më e rëndësishme të jem me popullin tim”.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, të Leposaviqit dhe të Zubin Potokut – të gjithë shqiptarë – u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika