Erdogan diskuton me Kurtin për situatën në veri

(Majtas) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan (Djathtas)
(Majtas) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan (Djathtas)

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka diskutuar me kryeministrin Albin Kurti për situatën në veri të Kosovës dhe ka shprehur qëndrimin se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mënyra e vetme për të arritur paqe afatgjate dhe stabilitet në rajon.

Në një postim në Twitter, Presidenca turke ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës.

Po ashtu, Erdogan ka bërë të ditur se Turqia është e gatshme të kontribuojë në procesin e dialogut, duke ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve të dobishme dhe të qëndrueshme për të dyja palët.

Ky bashkëbisedim vjen në kontekstin e përpjekjeve të vazhdueshme për të ulur tensionet dhe për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – të gjithë shqiptarë – u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Po këtë ditë, sekretari amerikan, Antony Blinken ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcat në ndërtesat komunale në veri, është marrë “kundër këshillës” së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë dhe “i ka përshkallëzuar tensionet pa nevojë”.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të martën në një bashkëbisedim me gazetarë se, Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra në veri dhe, për këtë arsye, ka pësuar pasojën e parë: “stërvitjet ‘Defender Europe 2023’ kanë marrë fund, për të”.

Edhe më herët, Qeveria e Kosovës ka mbrojtur vendimin e saj për të çuar kryetarët e rinj në ndërtesat komunale, teksa për dhunën në Zveçan ka fajësuar Beogradin për “dirigjim të turmës ekstremiste”.

Më 29 maj, 30 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika