Partia Guxo mbështet institucionet e Kosovës dhe dënon dhunën e serbëve në veri

Partia Guxo ka dënuar sulmet ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve, ka mbështetur përpjekjet për qeverisje lokale dhe insiston mbi sundimin e ligjit në të gjithë vendin

Faton Peci, Ministër i Bujqësisë

Partia Guxo ka dënuar sulmet ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës e gazetarëve dhe mbështet institucionet në përpjekjet demokratike për qeverisjen lokale dhe që kryetarët e komunave veriore të punojnë në objektet komunale.

“Pas zgjedhjeve të fundit lokale në komunat e veriut të vendit dhe betimit të kryetarëve të zgjedhur, vendosja e kryetarëve në objektet komunale për t’i kryer detyrat e tyre zyrtare është obligim ligjor”, thuhet në reagimin zyrtar të partisë Guxo.

Nëpërmjet një deklarate në rrjetin social Facebook, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se partia Guxo vlerëson performancën e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe mbështesin bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, sipas tij, partia Guxo angazhohet për tejkalimin e situatës në veri në bashkëpunim me aleatët strategjikë, duke insistuar se sovraniteti i Republikës së Kosovës është i panegociueshëm dhe sundimi i ligjit duhet të shtrihet në të gjithë territorin e vendit.

“Dënojmë sulmet e protestuesve të dhunshëm ndaj gazetarëve që po e kryejnë detyrën me dinjitet e profesionalizëm, gjë për të cilën meritojnë mirënjohjen tonë më të thellë. Falënderojmë të gjithë qytetarët e Kosovës për maturinë e qetësinë, për mbështetjen e institucioneve tona, si dhe për respektimin e rendit dhe ligjeve të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në deklaratën e tij.

Ndër të tjera, Peci ka thënë se Partia Guxo si subjekt politik, por edhe me anën e përfaqësuesve të vet në Qeveri, do të angazhohet për tejkalimin e kësaj situate në veri të vendit, mbi bazën e ligjit dhe në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë strategjikë, SHBA-të dhe vendet e demokracive perëndimore.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se sovraniteti i Republikës së Kosovës është i panegociueshëm dhe se forcimi i institucioneve demokratike dhe sundimi i ligjit në të gjithë territorin e vendit është në interesin e të gjithë qytetarëve, pa asnjë dallim.

Ministri Peci ka theksuar se Qeveria është e vendosur të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rendin dhe sigurinë publike në të gjithë territorin e Kosovës.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika