Kurti: ShBA-ja partner kyç, pavarësisht dallimeve në qasje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një partner i rëndësishëm dhe se ata do të vazhdojnë të konsultohen, pavarësisht dallimeve në qasje

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se edhe pse ka pasur dallime në qasje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një partner kyç, me të cilin, ata do të konsultohen gjithmonë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin soical, Twitter, Kurti ka njoftuar se ka biseduar me medien e njohur Financial Times në Bratisllavë, pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishte shpallur planin e Komisionit Evropian për të afruar Ballkanin Perëndimor me Tregun e Vetëm.

Kujtojmë se, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte reaguar ashpër më 26 maj, duke i kërkuar Kosovës t’i ndalë “masat e dhunshme”. Ai ka thënë se veprimet e autoriteteve të Kosovës do të rezultojnë me pasoja në raportet ndërmjet Uashingtonit dhe Prishtinës.

Në veri të Kosovës janë shtuar tensionet më 26 maj, pasi Policia e Kosovës ka ndërhyrë për t’ia mundësuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet komunale në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Përplasje ndërmjet pjesëtarëve të KFOR-it dhe grupeve të qytetarëve serbë që kanë protestuar para objekteve komunale, në këto komuna të banuara me shumicë serbe, janë shënuar të hënën e 29 majit. Ato, madje, kanë rezultuar me dhjetëra të lënduar nga të dy palët.

Po ashtu, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët thanë se përdorimi i forcës minon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe bënë thirrje për qetësim të situatës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika