Grupet kriminale në veri sulmojnë dy burra kosovarë

Si pasojë e sulmeve, dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore, me ç'rast kanë pranuar trajtime mjekësore. Policia e Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, të hetimit dhe të ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi

Dy burra kosovarë janë sulmuar nga një grup kriminelësh, të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Përmes një komunikate, bëhet e ditur se si pasojë e sulmeve, dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore.

“Më datë 01.06.2023, në Mitrovicë Veri janë sulmuar dy qytetar meshkuj kosovarë, të cilët kanë qenë duke qëndruar në hyrje të sheshit në Mitrovicë Veri. Viktimat janë sulmuar nga një grup kriminelësh të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer. Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës Veri. Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Tutje, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, të hetimit dhe të ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi.

Serbët në veri kanë filluar protestën të premten e 26 majit.

Ata nuk po lejonin kryetarët të futeshin në objektin e komunës.

Protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe ekipeve të gazetarëve.

Deri tani, dy vetura të RTV Dukagjini janë vandalizuar.

Sulmohen dy shqiptarë në veri të Mitrovicës

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika