Protestuesit në Zveçan thonë se “duan të punojnë”

Natasha Aksenitijeviq, nga Autoriteti i Përkohshëm Komunal në Zveçan, ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e tanishme përgjatë protestave. Ajo ka theksuar se ata janë penguar të ofrojnë shërbime për qytetarët dhe janë në rrezik

Protestuesit serbë në Zveçan, të premen, 2 qershor 2023, RFE.

Të premten, para protestuesve në Zveçan ka folur Natasha Aksenitijeviq nga Autoriteti i Përkohshëm Komunal, i cili punon në sistemin serb. Ai ka thënë se “ata janë penguar të ofrojnë shërbime për qytetarët dhe se janë të rrezikuar”.

Në ndërtesën komunale në Zveçan, e cila është siguruar nga KFOR-i që nga e hëna, është vendosur kryetari i ri shqiptar, ku më parë punohej vetëm sipas sistemit serb.

Serbët atje po protestojnë sepse nuk e pranojnë kryetarin shqiptar, i cili i fitoi zgjedhjet lokale të prillit në Kosovë. Këto zgjedhje komuniteti serb i ka bojkotuar.

“Ajo që kërkojmë është që forcat speciale të largohen menjëherë nga ndërtesa, që ne të kthehemi në zyrat tona dhe të vazhdojmë punën tonë… dhe të mos vijë ai kryetar fals në Zveçanin tonë se ne nuk e kemi zgjedhur”, ka thënë Aksentijeviq, raporton REL.

Ndërkohë, siç ka raportuar ekipi në terren i RTV Dukagjinit, situata për momentin është e qetë në Zveçan, dhe po ashtu protesta po vazhdon e qetë nën tingujt e këngëve nacionaliste serbe.

Ndërkohë, trupat e KFOR-it po vazhdojnë të qëndrojnë përreth objektit komunal.

Zveçan, 2 qershor 2023

Në protestën e cila ishte më masive sesa ajo e së enjtes, morën pjesë edhe punonjës të arsimit, përfshirë shkollat dhe fakultetet, shëndetësinë, punonjës të organeve të përkohshme dhe institucioneve të tjera publike që punojnë sipas sistemit të Serbisë.

Në emër të mësimdhënësve foli Ana Galjak, mësuese në shkollën e mesme në Zveçan, e cila tha se “të gjithë fëmijët kanë të drejtë për paqe”.

“Kushtet këtu janë të pamundura për punë, të pamundura që fëmijët tanë të qëndrojnë në shkollë”, ka deklaruar ajo.

Institucionet arsimore në Kosovë në zonat serbe punojnë sipas sistemit serb.

Disa protestues serbë në Zveçan ngritën pankarta, ku shkruan: “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, apo “Duam paqe, jo gaz lotsjellës e shok-bomba”.

Ata nuk nxorën asnjë provë që do t’i mbështeste pretendimet e tyre për dëbimin.

Protestuesit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, prej ditësh protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika