Barazhi me Ferizajn, Robert Gjeraj i vendosur: Të rikthehemi aty ku e kemi vendin

“Pritshmëritë tona janë që të inkuadrohemi në Superligë sepse ky ka qenë qëllimi ynë që nga fillimi i kampionatit. Ne e dimë që është ndeshje e vështirë sepse do të përballemi me një ekip që është pjesë e Superligës, por duke marrë parasysh që është vetëm një ndeshje dhe nuk ka favorit atëherë normalisht që gjasat janë të barabarta,”

Kapiteni i Lirisë, Robert Gjeraj

Ndeshja e shumë pritur e barazhit mes Ferizajt dhe Lirisë po afron. Stadiumi ‘Zahir Pajaziti’ të dielën pritet të jetë i stërmbushur me tifozët e të dyja skuadrave që kanë premtuar spektakël.

Te prizrenasit e kanë të qartë që objektivi kryesor është rikthimi në elitën e futbollit kosovar.

Kapiteni i Lirisë, Robert Gjeraj, në një prononcim për RTV Dukagjini ka thënë se do të mundohen të arrijnë qëllimin që kanë pasur që nga fillimi i kampionatit.

Sipas tij, edhe pse Ferizaj është pjesë e Superligës në ndeshje të tilla gjasat janë të barabarta.

“Pritshmëritë tona janë që të inkuadrohemi në Superligë sepse ky ka qenë qëllimi ynë që nga fillimi i kampionatit. Ne e dimë që është ndeshje e vështirë sepse do të përballemi me një ekip që është pjesë e Superligës, por duke marrë parasysh që është vetëm një ndeshje dhe nuk ka favorit atëherë normalisht që gjasat janë të barabarta,” tha Gjeraj.

Mbrojtësi i njohur kosovar shton se me rikthimin e Lirisë në Superligë atëherë do të ndryshonte edhe atmosfera në qytetin historik të Kosovës, Prizrenin.

“Duke e ditur që e kemi kaluar një sfidë shumë të vështirë të barazhit kundër Ulpianës, presim tani i gjithë qyteti që të futemi në Superligë dhe është një arritje shumë e madhe për neve sepse ka një kohë të gjatë që Liria nuk ka qenë pjesë e Superligës dhe duhet të rikthehet aty ku e ka vendin. Kjo nuk është një histori për neve, por një rikthim aty ku e kemi vendin,” përfundoi Robert Gjeraj për RTV Dukagjinin.

Liria e përfundoi sezonin në Ligën e Parë (Grupi A) në pozitën e dytë me 54 pikë. Në anën tjetër, Ferizaj ishte në vendin e tetë me 41 sosh.

Ballafaqimi mes Ferizajt dhe Lirisë do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 15:00.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika