Shala: Kërkesa e ndërkombëtarëve është shtensionimi i situatës në veri, kjo fabulë e përshpejton zbatimin e Asociacionit

“Mesazhi i kësaj vizitë është më se i qartë, më shumë se mesazhi kërkesa eksplicite është se atje duhet të shtensionohet situata e ky shtensionim shkon në disfavor të Kosovës dhe krejt kjo fabulë e përshpejton edhe më shumë draft-statutin për ta zbatuar Asociacionin”, ka thënë anëtari i PSD-së, Azdren Shala

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Azdren Shala, teksa e ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e quajti naive deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, ka thënë se e njëjta është deklarata më skandaloze që ka pasur Kurti.

Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për gabimet e Qeverisë për situatën në veri, Shala ka thënë se mesazhi i vizitës së të dërguarit të posaçëm i SHBA-së për Ballkanin  Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe emisari i Bashkimit Evropian për Ballkan, Miroslav Lajçak, është mëse i qartë.

“Mesazhi i kësaj vizitë është më se i qartë, më shumë se mesazhi kërkesa eksplicite është se atje duhet të shtensionohet situata e ky shtensionim shkon në disfavor të Kosovës dhe krejt kjo fabulë e përshpejton edhe më shumë draft-statutin për ta zbatuar Asociacionin”.

“Deklarata e Kurtit drejtuar Blinkenit që e quajti naiv, është prej deklaratave apo qëndrimeve më skandaloze që ka pasur kryeministri. Më shqetëson kur kryeministri i një vendi del me këto deklarata skandaloze është e turpshme. Pasojat do t’i shohim në të ardhmen”, shtoi ai.

Sipas tij, çka ka bërë Qeveria Kurti me këto akrobacione është veç se e ka dhënë edhe një argument shtesë i treti me radhë për Bashkësinë Ndërkombëtare që praktikisht “kjo pjesë e Kosovës nuk funksionon më, rrjedhimisht duhet asociacioni apo vetëmenaxhimi që po i thonë”.

Ai ka theksuar se marrëveshja e planit franko-gjerman është baza e krejt kësaj, teksa shton se “ne e pamë një kryeministër që vepron me dy kapela që po i kushtojnë Kosovës”.

“Në Kosovë me atë kapelën e kryeministrit rezisent që nuk lëshon pe dhe me ndërkombëtarët pas disa trazirave me na bind neve që është rezistenti, e vë kapelën tjetër bëhet ai njeriu konstruktiv, bashkëpunues”, tha ai.

Ai ka potencuar se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është i pashmangshëm.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika