24 vjetori i Betejës së Llapushnikut

Përkujtohet Beteja e Llapushnikut e cila kishte ndodhur më 8, 9 dhe 10 maj 1998. Në këtë betejë kishin rënë 47 dëshmorë dhe 24 martirë

Beteja e Llapushnikut ishte zhvilluar tri ditë me radhë dhe ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

24 vjet më parë në grykën e fshatit Llapushnik të Drenasit, ishte zhvilluar beteja ndërmjet forcave të UÇK-së dhe forcave okupuese serbe, e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut.

Gryka e Llapushnikut është mbajtur e bllokuar për muaj me radhë, duke u mundësuar luftëtarëve të UÇK-së që të lëvizin të lirë në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës dhe kjo ua mundësoi që të organizohej dhe të furnizohej me armatime, transmeton “Telegrafi”.

Ushtarët e UÇK-së

Lufta e zhvilluar në Grykën e Llapushnikut për kontrollin e kësaj zone, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e bënte të pakalueshme për forcat serbe rrugën Prishtinë – Pejë.

Në këtë betejë kishin rënë 47 dëshmorë dhe 54 martirë.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika