Zeqiri: Rreth 40 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje këtë vit, shkak mungesa e kushteve

Imer Zeqiri, Sindikata e Policisë së Kosovës

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka bërë të ditur se rreth 40 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje me arsyetimin e kushteve jo të mira. Ai në “Five”, tha se shumica e të dorëhequrve janë profesionistë.

“Për vitin 2023, kanë dhënë dorëheqje rreth 40 zyrtarë policorë, shumica prej tyre kanë qenë të pakënaqur me kushtet dhe pagën. Kjo është shqetësimi jonë, duhet të jetë shqetësim për Qeverinë, të gjithë ata që po japin dorëheqje janë profesionistë. Për ta krijuar një profesionist nevojiten së paku 5 vite”, ka thënë ai.

Zeqiri po ashtu e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për ndaljen e shtesave të rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë.

Ai në “Five”, ka thënë se të gjithë krenohen me policinë e vendit, por atyre nuk po u plotësohen kushtet bazë. Ai e përmendi, mungesën e sigurimit shëndetësor, mungesën e ligjit të pensionimit e të shujtave.

“Ne të gjithë po krenohemi, po krenohet populli, edhe shteti edhe qeveritarët. Përkundër kërkesave, këta muajt e fundit na ka lind edhe një kërkesë shtesë, që shtesat e rrezikshmërisë në punë që nga implementimi i ligjit të pagës, nuk po paguhen. Kjo ka ndodhë që nga muaji shkurt, për cdo muaj na është premtuar se do ta bëjnë këtë, do ta vendosin në mënyrë retroaktive. I kemi dërguar kërkesë kryeministrit që shtesat e rrezikshmërisë të paguhen, sepse nuk ka logjikë, që një zyrtar policor, nuk ka rrezikshmëri. Çdo zyrtar policor ka obligim ligjor të intervenoj në 24 orë, edhe kur s është në orar të punës. Mosveprimi është vepër penale për neve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se janë në kontakt me zyrtarët e policisë, të cilët sipas tij i shprehin pakënaqësitë e tyre lirshëm. Zeqiri tha se për shkak të tensioneve në veri nuk kanë ndërmarrë veprime sindikale.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika