Kurti viziton kompaninë amerikane LinkedIn, i fton për investim në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në kompaninë LinkedIn, e ka ftuar bordin drejtues që të investojnë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me bordin drejtues të platformes online “LinkedIn”, të cilin e ka ftuar që të investojnë në Kosovë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se investimet e kompanive amerikane siç është LinkedIn do të hapnin vende të reja të punës për qytetarët.

Vizita e kryeministrit Albin Kurti në kompaninë LinkedIn

“Potenciali në fushën e IT-së është në rritje, dhe Kosova ofron një klimë veçanërisht të favorshme investimi për kompanitë amerikane të teknologjisë. Kjo nga ana tjetër do të sigurojë vende të reja pune me cilësi të lartë për qytetarët e Kosovës, siç e ndava gjatë një takimi me drejtuesit e LinkedIn”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq, në ditën e parë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryeshefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti në SHBA

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se ky takim shënon fillimin e negociatave me MCC-në për projektin Kompakt, që, sipas tyre, e kalon shumën e 200 milionë dollarëve e që parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë.

Në këtë takim nga pala kosovare kanë marrë pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ambasadori i Republikës së Kosovës në Washington DC, Ilir Dugolli, Koordinatori Kombëtar për Zhvillimin e Programit Kompakt me MCC, Lum Mita.

Ndërkaq, nga përfaqësuesit e MCC-së, kanë marrë pjesë Jonathan Brooks, zëvendëspresident për programet në Evropë, Azi, Paqësor dhe Amerikë Latine, Thomas Kelly, zëvendëspresident për politika dhe vlerësim, si dhe Paula Garcia Tufro, shefe e stafit të kryeshefes Albright. ​

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika