Kuvendi shqyrton Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë

Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta bëjë shqyrtimin e parë të Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, të enjten me fillim nga ora 10:00. Gjithashtu, do të mbajë edhe seancë plenare

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës në seancën plenare të Kuvendit, të enjten.

Siç thuhet në faqen zyrtare të tij, seanca do të nisë me fillim nga ora 10:00.

Seanca do të nisë me miratimet e procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare. Ndërkaq, në rend dite janë disa pika.

“1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

  1. Pyetjet parlamentare,
  2. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-226 për ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022”,
  3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-229 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për zbatimin e ndërsjellë të aktgjykimeve në çështjet penale,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-230 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë mbi ekstradimin,
  5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-231 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale,
  6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-232 për aderimin në Marrëveshjen për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e zhdukur,
  7. Shqyrtimi i Projekt Deklaratës për antisemitizmin,
  8. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Ad-Hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, për zgjatjen e mandatit,
  9. Votimi për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
  11. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,
  12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
  13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
  14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-202 për Kinomatografinë,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-205 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
  16. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027,
  17. Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
  18. Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-336, të Seancës plenare të datës 21.07.2022,
  19. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  20. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika