Vepra e shqiptares që bëri të valvitej flamuri shqiptar në Nju-Jork

Teuta Ibriqaj, pjesëmarrëse në aktivitetin "vetëm një tokë" arriti me veprën e saj të valvitej flamuri shqiptar në "Rockfeller"

Flamujt e vendeve anëtare të OKB-së që valëviten rreth qendrës “Rockefeller” në Nju Jork, janë zëvendësuar me vepra të artistëve nga mbarë bota. Aktiviteti i quajtur “Vetëm një tokë” synon ngritjen e vetëdijes për ndryshimet klimatike.

Një nga 193 flamujt e vendosur është krijuar nga piktorja shqiptaro-amerikane, Teuta Ibriqaj. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, artistja ka folur mbi idenë prapa punimit të saj dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë projekt. Në vend të flamujve të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në qendrën Rockefeller të Nju Jorkut nga 1 prilli po valëviten, 193 flamuj të krijuar nga artistë në mbarë botën.

Në mesin e tyre është edhe e vepra e artistes shqiptaro-amerikane, Teuta Ibriqaj. Aktiviteti i quajtur “Vetëm një tokë” është realizuar në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe Muzeun e Klimës në Nju Jork, me qëllim të rritjes së vetëdijes së shoqërisë rreth kujdesit ndaj mjedisit dhe rreziqeve nga ndryshimet klimatike, transmeton “Zëri i Amerikës”.

Pamje nga vendosja e veprave në Nju Jork

Piktorja Ibriqaj tregon hollësitë e punimit të saj “Zgjodha dy ngjyra, ngjyrën e tokës dhe ngjyrën që krijohet kur qielli reflekton në ujin e detit. Të dyjat i ndërlidha dhe veprën e titullova ‘Renditje’. Këtë rënditje e shohim gjithkund ku është toka dhe deti. Qetësia, dheu që është shumë me rëndësi për njerëzimin”.

”Në një mënyrë edhe prejardhjen e kemi nga dheu. E paraqita në një mënyrë harmonike, me disa ngjyra të qeta, duke simbolizuar pasurinë, respektin, dashurinë për njëri tjetrin dhe gjithashtu respektin për tokën dhe ujin”.

Pamje nga vendosja e veprave në Nju Jork

Teuta Ibriqaj jeton në Shtetet e Bashkuara nga viti 2008, e cila është duke realizuar një seri veprash mbi gjeneratat ilirie dhe origjinën e shqiptarëve.

“Shumica e njerëzve edhe pse kanë studiuar histori, më pyesin pse nuk kemi dëgjuar kurrë për këto gjëra, janë shumë interesante, kurrë nuk e kam parë këtë vepër, kurrë nuk e kam parë këtë artefakt; Pra është një ide shumë e mirë, shpresoj që do të bëjë bujë”, ka përfunduar artistja.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika