Mehaj: FSK-ja si zgjatim i UÇK-së po zhvillohet sipas standardeve më të larta të NATO-s

Përpjekjet e gjata të disa brezave ndër dekada, kulmuan me luftën e UÇK-së dhe me fushatën bombarduese të NATO-s mbi Jugosllavi, që i solli lirinë Kosovës, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se qershori i viti 1999 ishte muaji kur qytetet dhe zonat e Kosovës u çliruan një pas një.

Në një postim në Facebook ka shkruar se përpjekjet e gjata të disa brezave ndër dekada, kulmuan me luftën e UÇK-së dhe me fushatën bombarduese të NATO-s mbi Jugosllavi, që i solli lirinë Kosovës.

“24 vite pas çlirimit të qytetit, Prishtina sot është kryeqytet i Republikës së Kosovës, shtetit më të ri evropian. Por, Prishtina është edhe kryeqendra jonë politike prej ku vazhdon të mirëmbahet ajo aleancë e lidhur që më 1999, mes NATO-s dhe UÇK-së, përkatësisht trashëgimtares së saj, FSK-së”, shkroi ai.

May be an image of 13 people

Ai ka theksuar se e nisur si një ndihmë në mes të një ushtrie guerile popullore, UÇK-së dhe aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, ndër vite ajo ka marrë trajtën e një raporti të mirëfilltë mes aleatësh ushtarakë e partnerësh strategjikë.

Sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës, si zgjatim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, asaj ushtrie që e bëri NATO-n të futej në luftë për lirinë e Kosovës, “po zhvillohet me trajnime ushtarake, kapacitete luftarake dhe aftësi ndërveprueshmërie sipas standardeve më të larta të NATO- dhe veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë kyç dhe jetik”.

May be an image of 6 people

Mehaj, për parakalimin e ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me fëmijët nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Skënderbeu”, ka thënë se “fëmijët tanë nuk do të harrojnë nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku do të arrijmë”.

“Moti me shi nuk i pengoi aspak fëmijët në marshimin e tyre, si ushtarak të vërtetë, ata vazhduan deri në fund. Të gjithë na e dhanë një mesazh të qartë: Detyra, nderi, atdheu! Kjo është e gjitha, kjo është mbi të gjitha”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj ka thënë se frymëzimin atdhetar e kanë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që sipas tij, e kanë “mishëruar” me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Parakalimi i fëmijëve me FSK-në në sheshet e Prishtinës, Mehaj: Fëmijët tanë nuk do të harrojnë nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku do të arrijmë

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika