Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës del mbi sipërfaqe

Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës është duke u ndërtuar dhe po merr formë dita ditës. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto në Facebook për të treguar progresin e punimeve

Po vazhdojnë punimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës (VIA).

Së fundmi edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në faqen e tij në Facebook, ka postuar foto nga vendpunimi. I njëjti është shprehur se aeroporti po merr formë dita ditës.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës ka filluar të duket në sipërfaqe e që po merr formë dita-ditës, për ta shndërruar atë në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar”, ka shkruar Rama.

Ky aeroport po ndërtohet nga kompania “Mabetex International”, kompani kjo e cila është në pronësi të Behgjet Pacollit. Ky i fundit muaj më parë ka njoftuar vetë, se është nder dhe privilegj për të dhe kompaninë e tij, që ta ngrisë flamurin e Mabetex International në trojet shqiptare.

“Në fakt, Mabetex International, me investimet e saj do të ndërtoj Aeroportin e Vlorës. Projekti i Mabetex u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofruesit”, ka shkruar Pacolli.

Me këtë projekt parashikohet të rriten lidhjet ajrore të Shqipërisë. Pastaj konkurrenca mes VIA-së dhe aeroportit ndërkombëtar të Tiranës (TIA) do të ulë çmimet e fluturimeve, dhe kjo çon në rritjen e numrit të pasagjerëve.

Ky aeroport do ti shërbej rritjes së ekonomisë së Shqipërisë dhe do të rris numrin e të interesuarve të investojnë në jugun e vendit.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika