Komandanti i KFOR-it takohet me rektorin e Universitetit të Mitrovicës së Veriut, flasin edhe për situatën në veri

Gjeneral majori i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ditën e hënë u takua me rektorin e Universitetit të Mitrovicës së Veriut, profesor Nebojsa Arsic dhe të gjithë dekanët e fakulteteve.

Në këtë takim u diskutua edhe për ngjarjet e ditëve të mëparshme në Zveçan dhe është theksuar rëndësia e arsimit për një të “ardhme stabile dhe pozitive për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“KFOR vazhdon të monitorojë situatën në Veri dhe lehtëson diplomatët dhe politikanët që përmes dialogut të hapur të gjejnë zgjidhjen më të mirë”, thuhet në postimin e NATO-s në Facebook.

Ata shtojnë që, detyra e universiteteve është që të edukojnë popullatën e të gjitha komuniteteve, “që të gjejmë zgjidhjen më të mirë para asaj të dhunës, dhe se për këtë KFOR-i do t’i mbështesë gjithmonë institucionet arsimore”.

KFOR-i vazhdon mandatin e tij qysh nga viti 1999, në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për siguri dhe liri të lëvizjes të të gjithë njerëzve që jetojnë.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika