Pamje nga momenti kur sulmohet Policia e Kosovës në veri (VIDEO)

Policia e Kosovës është sulmuar me gurë në veri të vendit

Policia e Kosovës është sulmuar sot në veri të vendit. Siç shihet në pamjet e siguruara nga RTV Dukagjini, vetura e zyrtarëve policorë së pari është bllokuar, dhe pastaj një person ka gjuajtur me gurë në pjesën e prapme të saj duke e thyer xhamin.

Ndryshe sot në veri është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Milun Milenkoviq – Llune, për të cilin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”.

Ministri i Brendshëm theksoi se gjatë arrestimit të tij, tre zyrtarë policorë janë lënduar lehtë.

“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë”, shtoi ai, derisa tha se “Republika nuk do të zmbrapset”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika