Rakiq sulmohet fizikisht nga protestuesit serbë (VIDEO)

Disa serbë lokalë janë mbledhur në Mitrovicë të Veriut pas arrestimit të Millun Milenkoviq- Llune, i dyshuar për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Në vendin e ngjarjes afër protestuesve kanë dalë edhe liderët e Listës Serbe, Goran Rakiq e Igor Simiq.

Rakiq është sulmuar fizikisht nga protestuesit serbë teksa në ato momente tërhiqet nga disa serbë tjerë.

Ndryshe, rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.

Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’”.

Sipas Sveçlës, ai ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.

Serbët lokalë kanë organizuar protesta në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika