Operacion special, arrestohet “Llune” një nga kokat e krimit në veri

Sot Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkovic, te dyshuarin per organizimin e sulmit ndaj pjestarëve të KFOR-it. Kjo nuk u pëlqeu qytetarëve serb të Mitrovicës së Veriut të cilën bllokuan hapsirën tek shkolla teknike në Mitrovicën Veriore

Një operacion special kanë zhvilluar njësia më elite e Policsë së Kosovës këtë të marte.

Njësia Speciale Intervenuese, cak kishte arrestimin e personit të njohur me nofkën “Llune” emri i vërtetë i të cilit është Milun Milenkovoiq.

Ai konsiderohet koka e organizatës kriminale “Mbrojtja Civile”, ndërsa organet e rendit kanë prova të forta se ai ishte i përfshirë në sulimin ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zvecan.

“Llune’ u kap në qendër të Mitroviës Veriore, ndërsa në këto pamje shihet edhe momenti i arrestimit të tij.

Një gjë e tillë nuk ju pelqeu bashkëkombësve të tij serb të cilët menjëherë ndjërmjet alarmit te sigurisë morrën urdhërin të grumbullohen në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.

Persona me maska të zeza e me medicinale e me veshje ku shihet mbishkrimi “Ëagner”, filluan të hedhin gurë në drejtim të edhe të policisë së Kosovës.

Madje ata u sulmuan edhe në këtë mënyrë.

Ndërkohë, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës po qëndronin pak më poshtë në lagjen e Boshnjakëve.

Por, ndërjyrja e tyre nuk ishte e nevojshme.

Në ndërkohë, rreth kësaj situate pati një bisedë mes të Policisë së Kosovës e Komandanti i Kfor-it amerikan që ishin prezent këtu.

Pas kësaj bisede, autoblinda e Policisë liroi edhe hapsirën e nxënë në Lagjën e Boshnjakëve.

E për arrestimin e Milenkovic-it reagimi erdhi edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ndër të tjera ai shkruajti se Republika nuk zmbrambset.

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme ka thënë se”Koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë”.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës janë lënduar tre pjestar të njësise speciale.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika