Krasniqi e quan “alarmuese” anulimin e mbledhjes së përbashkët Kosovë – Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, anulimin e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri e ka quajtur "alarmuese"

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të ndryshohet formati i mbledhjes së dy qeverive që është paraparë të mbahet në Gjakovë të mërkurën, por ai nuk ka pranuar.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, këtë e ka cilësuar si alarmuese.

Krasniqi ka thënë se në kohën kur aleatët perëndimorë janë “të zhgënjyer” me Qeverinë e Kosovës, kemi nevojë për Shqipërinë.

“ALARMUESE! Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë!”, ka shkruar Krasniqi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se është anuluar mbledhja e përbashkët në mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, e planifikuar të mbahej të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë.

“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar, pasi kam folur pasdite me kryediplomatin Josep Borrell i kam kërkuar Kurtit të takohemi në Gjakovë në një format më të ngushtë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të diskutuar për këtë situatë”, ka thënë Rama.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika