Hoti: Po krijohen situata që e rrisin rëndësinë e Rezolutës 1244

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se rritja e rëndësisë së Rezolutës 1244 paraqet hapa mbrapsht

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës dhe njëherit deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se situatat e krijuara në Kosovë janë duke ngritur rëndësinë e Rezolutës 1244.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka deklaruar se një gjë e tillë paraqet hapa mbrapsht.

“Për shkak të: (1) mungesës së rezonit shtetëror në menaxhimin e interesave shtetërore të Kosovës, (2) ndjekjes së qëllimeve të ngushta elektorale në vendime të natyrës strategjike e të sigurisë nacionale, si dhe (3) pa koordinim me aleatët në këto vendime, po krijohen situata që e rrisin rëndësinë e Rezolutës 1244 në menaxhim të sfidave të sigurisë në Kosovë. Kjo përbën kthim prapa. Në qeveritë paraprake, në pamundësi që Rezoluta 1244 të anulohet formalisht në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, është punuar me aleatët në zbehjen totale të rëndësisë së saj. Kjo qasje ka përfshirë edhe raportimin më të rrallë në OKB dhe me përfaqësim gjithnjë e më të ulët nga ana e Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Tutje, ai ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të kthejë bashkëpunimin me aleatët, gjë që e cilëson si “të domosdoshëm”.

“Shpresoj që këto situata të mos jenë të pakthyeshme në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, e cila duhet të kthejë menjëherë normalitetin në vend dhe bashkëpunimin e ngushtë dhe të domosdoshëm me aleatët”, ka shkruar Hoti.

Sipas Rezolutës 1244, OKB-ja ka përgjegjësinë për administratën civile, kurse NATO-ja për sigurinë në Kosovë.

Ndryshe, të mërkurën janë kidnapuar tre policë të Kosovës nga forcat policore serbe.

Protestat në Kosovë kanë vazhduar që nga zgjedhja e kryetarëve të rinj të komunave në veri.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika