Merren në pyetje policët kosovarë të kidnapuar nga forcat serbe

Në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë, në jug të Serbisë, është duke vazhduar procesi i marrjes në pyetje të tre policëve të Kosovës, të cilët janë kidnapuar brenda territorit të Kosovës, më 14 qershor

Autoritetet serbe kanë thënë se në këtë fotografi janë zyrtarët e arrestuar të Policisë së Kosovës.

Në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë po merren në pyetje tre policët e Kosovës, të cilët, sipas autoriteteve në Beograd, janë “arrestuar në territorin e Serbisë” më 14 qershor.

Lajmin e kanë konfirmuar për REL-in Prokuroria e këtij qyteti në jug të Serbisë.

Prokuroria nuk është përgjigjur se çfarë akuzash rëndojnë mbi tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës të mërkurën kishte njoftuar se zyrtarët policorë janë kidnapuar në Tresave/Bare që gjendet në komunën e Leposaviqit, pra brenda territorit të Kosovës.

Policët ishin patrullues kufitarë dhe kryenin detyrën e tyre në një pikë statike në territorin e Kosovës për të parandaluar kalimin e grupeve kriminale dhe kontrabandën, duke përfshirë dyshime për armatim në atë zonë.

Autoritetet në Serbi të premten e 16 qershorit duhet të vendosin për trajtimin e mëtejmë të çështjes së të tre policëve të Kosovës, pasi kanë kaluar 48 orë nga arrestimi i tyre.

Ky është afati ligjor, në të cilin, Prokuroria duhet të vendosë nëse do të propozojë masën e paraburgimit prej një muaji dhe më pas gjyqtari të marrë vendimin.

Nëse një vendim i tillë nuk merret, policët kosovarë duhet të lirohen.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës, të arrestuar më 14 qershor nga forcat serbe në veri të Kosovës.

Ata besojnë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin masa për ta zbutur situatën dhe ta respektojnë planin prej trepikësh të paraqitur nga Bashkimi Evropian.

“KFOR-i s’duhet të jetë i heshtur, e kishte mandat parandalimin e kidnapimit”

Ndërsa, Kurti ka thënë se është në pritje të reagimit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për kdinapimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës.

Ai ka thënë se mbrojtja e vijës kufitare në pjesën veriore të Kosovës është përgjegjësi e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, por “në rastet kur agresioni është i përmasave ushtarake, përgjegjësia e mbrojtjes kufitare do të duhej të ishte e KFOR-it”.

KFOR: Nuk ishim në zonën ku u arrestuan tre policët e Kosovës

KFOR-i nuk ka qenë në zonën ku ka ndodhur, siç e kanë cilësuar ata, arrestimi i tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat e Serbisë.

Kështu thuhet në një përgjigje të KFOR-it për RTV Dukagjinin.

Në përgjigjen e tyre thuhet se KFOR-i ka dërguar një ekip në zonë dhe ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të autoriteteve serbe.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika