Kurti e njofton Abazoviqin për propozimin e tij për ulje të tensioneve në veri

Kreu Ekzekutiv, Albin Kurti, gjatë takimit me homologun e tij malazez në detyrë, Dritan Abazoviq, e ka njoftuar atë për propozimin e Qeverisë për depërshkallëzim të situatës dhe me faktet që dëshmojnë se të mërkurën Serbia bëri agresion ndaj Kosovës, duke rrëmbyer tre policët brenda territorit të vendit

Kyreministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në Strugë të Maqedonisë së Veriut, është takuar të premten edhe me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Situata aktuale dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, veçanërisht në komunat në veri të vendit, ishin pjesë e diskutimit mes tyre.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka njoftuar kryeministrin në detyrë Abazoviq me propozimin e tij për depërshkallëzim të situatës dhe me faktet e institucioneve të Kosovës, të cilat dëshmojnë se të mërkurën Serbia bëri agresion ndaj Kosovës me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës thellë brenda territorit të Kosovës.

Ai ka shtuar se ky veprim agresor i Serbisë duhet të dënohet qartë dhe ashpër nga të gjithë.

Kyreministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Gjithashtu, gjatë takimit është diskutuar dhe për projektet e përbashkëta infrastrukturore, të cilat do të lehtësonin shkëmbimin e mallrave e lëvizjen e qytetarëve dhe afronin edhe më shumë dy vendet tona.

Ndërsa, Abazoviq ka oftuar që Mali i Zi, “si vend mik i Serbisë dhe Kosovës”, të jetë mikpritës i rundit e radhës të dialogut Kosovë – Serbi, me përfshirjen e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë.

Abazoviq, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, pas një takimit me Kurtin, ka thënë se “promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga synimet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi“.

“Interesi ynë i përbashkët është të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në një bisedë të hapur“, ka shkruar tutje ai.

Një ditë më parë, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika