Një grua sulmohet nga tre persona në Lagjen e Boshnjakëve në veri

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre personat e panjohur kishin goditur viktimën grua kosovare në këmbë

Pamje nga "Lagjia e Boshnjakëve"

Një grua është sulmuar nga tre persona të panjohur në Lagjen e Boshnjakëve, në veri të Mitrovicës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten, në orën 11:30. Viktima në fjalë ishte goditur në këmbë.

“Lagjja e Boshnjakëve, Mitrovicë Veri 16.06.2023 – 11:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se derisa ishte duke shkuar në shtëpi është sulmuar nga tre persona të panjohur. Të njëjtit e kanë goditur viktimën në këmbë. Viktima nuk ka dashur trajtim mjekësor.”, thuhet në njoftim.

Rasti vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika