Putin konfirmon se armët e para bërthamore u zhvendosën në Bjellorusi

Putin ka deklaruar se armët bërthamore. të zhvendosura tashmë në Bjellorusi, do të përdoren vetëm nëse territori ose shteti i Rusisë kërcënohet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Rusia ka vendosur tashmë grupin e parë të armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, ka bërë të ditur presidenti rus, Vladimir Putin.

Ky i fundit deklaroi në një forum se ato do të përdoren vetëm nëse territori ose shteti i Rusisë kërcënohet.

Nga ana tjetër, qeveria amerikane thotë se nuk ka asnjë indikacion se Kremlini planifikon të përdorë armë bërthamore për të sulmuar Ukrainën.

“Ne nuk shohim asnjë indikacion se Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore,” tha sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pas komenteve të Putinit.

Bjellorusia është një aleat kryesor rus dhe shërbeu si një pikënisje për pushtimin e plotë të Ukrainës nga Putini në shkurt të vitit të kaluar.

Siç raporton BBC, Putin tha se transferimi i kokave bërthamore taktike do të përfundojë deri në fund të verës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve pas një fjalimi në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, presidenti rus tha se masa kishte të bënte me “përmbajtjen” dhe për t’i kujtuar kujtdo që “mendon të na shkaktojë një humbje strategjike”.

I pyetur nga moderatori i forumit për mundësinë e përdorimit të këtyre armëve, ai u përgjigj: “Pse duhet të kërcënojmë të gjithë botën? Tashmë kam thënë se përdorimi i masave ekstreme është i mundur në rast rreziku për shtetësinë ruse”.

Armët bërthamore taktike janë koka të vogla bërthamore dhe sisteme shpërndarjeje të destinuara për përdorim në fushën e betejës, ose për një goditje të kufizuar. Ato janë krijuar për të shkatërruar objektivat e armikut në një zonë të caktuar pa shkaktuar pasoja të përhapura radioaktive.

Armët më të vogla taktike bërthamore mund të jenë një kiloton ose më pak (duke prodhuar ekuivalentin me një mijë tonë TNT shpërthyes). Më të mëdhenjtë mund të jenë deri në 100 kilotonë. Për krahasim, bomba atomike që SHBA-ja hodhi në Hiroshima në 1945 ishte 15 kilotonë.

Zelensky tha se Kievi nuk do të hynte në negociata me Moskën përderisa ajo ende pushtonte territorin ukrainas.

Putin përsëriti gjithashtu pretendimin e tij se Ukraina nuk kishte asnjë shans për të pasur sukses në kundërsulmin e saj të vazhdueshëm.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika