Gërvalla: Policët e kidnapuar nuk janë malltretuar, por nuk iu është dhënë bukë mjaftueshëm

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz ka thënë se policët e kidnapuar shqiptarë nga forcat serbe, nuk janë malltretuar por nuk iu është dhënë ushqim mjaftueshëm

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz në një konferencë për media ka thënë se shefi i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, Jetish Jashari i ka vizituar tre policët e kindnapuar gjatë ditës së sotme.

“Vizita është realizuar në Qendrën e Paraburgimit në Kralevë ku tre oficerët e Kosovës janë duke u mbajtur që nga data 16 qershor. Takimet janë mbajtur të ndara nga 15 minuta secili, dhe aty secili prej oficerëve policorë ka përshkruar ngjarjen e rrëmbimit të tyre që nga momenti i kapjes deri tek dalja para prokurorit dhe gjykatësit të procedures paraprake në Gjykatën e Lartë të Kralevës më 16 qershor 2023”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla citon Jasharin se zyrtarët e kidnapuar kanë thënë se më 14 qershor 2023 rreth orës 12:30, duke ngrënë drekën janë rrethuar nga rreth 15 persona të uniformuar, të cilët më vonë kanë rezultuar të jenë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Serbisë dhe të armatosur, të cilët i kanë sulmuar dhe çarmatosur dhe pastaj me thes në kokë i kanë futur në makinat e tyre.

“Disa nga pjesëtarët serbë kanë shtënë me armë në ajër. Fillimisht janë dërguar në Rashkë e pastaj në Beograd deri më 16 qershor. Ata nuk janë malltretuar, por nuk iu është dhënë bukë mjaftueshëm”, ka thënë Gërvalla.

Tutje Gërvalla ka shtuar se iu është thënë se mund të vizitohen nga familjarët e tyre të premtën, por kjo sipas saj nuk është e sigurtë.

Zyrtarët policorë shqiptarë u kidnapuan nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës më 14 qershor 2023.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika