Kurti: I gatshëm të shkoj në Bruksel, do t’i informoj më hollësisht për kidnapimin e policëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i gatshëm të shkojë në takimin në Bruksel të cilin e ka ftuar BE-ja për shkak të rritjes së tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm që të shkojë në Bruksel, në takimin që e ka përmendur Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell për ti informuar më hollësisht me të dhënat në lidhje me kidnapimin e policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Borell kishte thënë se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë këtë javë në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave.

“Unë së pari erdha të ju njoftoj me këto të gjeturat që janë interes i madh i  familjeve dhe opinionit publik në Kosovë. Do të komunikoj edhe me Brukselin. Jam i gatshëm, ta kuptojnë që deeskalimi i situatës që po e kërkojnë të gjithë nënkupton lirimin e mënjehërshëm të tre policëve dhe dënimi i agresionit të Serbisë në Kosovë për këtë krim që është bërë ndaj tre policëve, familjes dhe Republikës sonë dhe normalizimi nënkupton  zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes bazike dhe pa kushte. Deeskalimi drejt paqes nënkupton drejtësi. Duam drejtësi ndërkombëtare jo vetëm vendore sepse atë e bëjnë organet tona”, ka thënë Kurti.

Për shkak të rritjes së tensioneve, BE-ja ka ftuar një takim krize gjatë kësaj jave.

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka refuzuar të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa Kurti ka thënë se nuk do të vendosë për pjesëmarrje në takimin e Brukselit, pa kuptuar gjendjen e tre policëve, që po mbahen në Serbi.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika