Tetë persona përfshihen në një rrahje në Obiliq, dyshohet se pati edhe të shtëna me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se tetë të dyshuar meshkuj janë fjalosur në mes vete në Grabovc të Obiliqit, me ç’rast dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por pa pasoja në njerëz

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tetë persona janë përfshirë në një rrahje në Grabovc të Obiliqit, e cila dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se në këtë rast dyshohet të jenë përdorur edhe armë zjarri, por pa pasoja në njerëz.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 48 copë fishekë.

“Pas një mosmarrëveshje të mëhershme, tetë të dyshuar meshkuj kosovarë janë fjalosur ne mes vete me ç’rast dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por pa pasoja në njerëz. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 48 copë fishekë. Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika