Syla: Nuk ka asnjë arkiv të UÇK-së gjatë luftës e as pas përfundimit të saj

Në aktakuzën e zgjeruar të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), janë deklaruar të pafajshëm ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ish-shefi i grupit parlamentar të  Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi dhe ish- kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi

Safet Syla, ish-kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK)

Rreth betejës për Drejtësi, në çështjen e besimit të pafajësisë së ish-krerëve të UÇK-së të akuzuar nga Gjykata Speciale, në emisionin ”Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka qenë i ftuar Safet Syla, ish-kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

Syla është pyetur rreth çështjes së ekzistimit të arkivit të UÇK-së, por ai e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se UÇK-ja nuk ka pasur kurrë arkiv.

”Ne nuk kemi pasur asnjëherë arkiv të UÇK-së, nuk e di se cilat arkiva do t’i hapë kryeministri Kurti”, ka thënë Syla.

Ai shton se duke qenë drejtor i përgjithshëm i Zyrës për Çështje të trashëgimisë së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), nuk ka pasur asnjë dokumentacion lidhur me UÇK-në, por vetëm material elektronik, apo si të thuhet databazat elektronike, me të cilat pajisen pjesëtarët e TMK-së, për kohën e shërbimit, detyrën dhe pensionimit të tyre.

Ndër të tjera, Syla thotë se në këto materiale nuk ka asnjë komunikatë të UÇK-së, por ka dokumentacione të aktivitetit 10 vjeçar të TMK-së.

”Nga 20 shtatori i vitit 1999 deri më 21 janar të vitit 2009, jemi përgjegjës të databazave elektronike nga transformimi i UÇK-së në trupa mbrojtëse të Kosovës deri në shpërbërjen e TMK-së dhe formimin e FSK-së”, tha ish-koloneli, transmeton PortaliD.

Ai ka shtuar se një pjesë e dokumentacionit të TMK-së janë arkivuar në arkivin e Kosovës dhe atje janë disa nga materialet gjatë aktivitetit 10 vjeçar të zonave mbrojtëse të Shtabit të përgjithshëm të TMK-së, që përfshijnë plane operacionale, raporte vjetore dhe aktivitete të ndryshme të punës që është bërë gjatë viteve.

”Gjithçka rreth TMK-së, asnjë letër për UÇK-në”, tha Syla.

Safet Syla ka qenë dëshmitar i ftuar në Gjykatën Speciale për të dëshmuar rreth aktivitetit të tij, gjatë shërbimit në UÇK.

Intervistimi i tij ka zgjatur dy ditë nga nëntë orë, gjithsej, 18 orë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika