Sveçla për suspendimin e zyrtarit policor: Incizimi i të arrestuarit është i papranueshëm dhe i dënueshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për suspendimin e zyrtarit policor në Mitrovicën e Jugut ka thënë se "inçizimi i të arrestuarit apo të burgosurit është absolutisht i papranueshëm dhe është i dënueshëm me të gjithë mekanizmat ligjor në dispozicion"

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Inspektorati Policor i Kosovës e ka suspenduar mbrëmë një pjesëtar të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut, pasi ky i fundit dyshohet se ka bërë fotografi edhe video të paautorizuara.

“Një zyrtar policor është suspenduar sot me rekomandim të IPK-së nga Policia e Kosovës. Hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacione sot lidhur me dyshimin se një zyrtar policor ( i Njësisë së Reagimit të Shpejtë – Drejtoria Rajonale Policore – Mitrovicë e Jugut) është i dyshuar për fotografim apo incizim i paautorizuar”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Për këtë ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke thënë se çdo i burgosur ka të drejtat e tij të garantuara me ligjet e Kosovës e me ato ndërkombëtare, derisa ka shtuar se për veprat dhe shkeljet ligjore ballafaqohet me drejtësinë.

Ministri i Punëve të Brendshme ka shtuar se ka përgëzuar çdo aksion të organeve institucionale që bëhet me qëllim të krijimit të një ambienti të qetë e të sigurtë.

“Mirëpo, inçizimi i të arrestuarit apo të burgosurit është absolutisht i papranueshëm dhe është i dënueshëm me të gjithë mekanizmat ligjor në dispozicion. Prandaj, pa asnjë hezitim dje kam ftuar Inspektoratin Policor të Kosovës që të fillojë menjëherë hetimet për këtë rast”, ka shtuar ai.

Tutje, ai njoftoi se zyrtari policor i cili ka kryer këtë akt, mbrëmë është suspenduar nga detyra dhe po vijojnë procedurat hetimore nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika