Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në zonën e rebelëve në Siri

Të paktën shtatë persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve ajrore ruse në veriperëndim të Sirisë, përfshirë katër civilë, ka thënë vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut

Sulme në Provincën Idlib. Fotografi nga arkivi. Foto: Mohammed al-Rifal (AFP)

Të paktën shtatë persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve ajrore ruse në veriperëndim të Sirisë, përfshirë katër civilë, ka thënë vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.

“Katër civilë janë varë në Jisr al-Shughur dhe tre luftëtarë rebelë janë vrarë në afërsi nga sulmet ajrore ruse”, ka thënë Rami Abdel Rahman, nga organizata me bazë në Londër, që e vëzhgon luftën në Siri.

Sipas tij, të paktën 25 civilë janë plagosur në sulmet e kryera në territorin e kontrolluar nga rebelët në Provincën Idlib, dhe se numri i të vdekurve pritet të rritet.

Forcat ruse, të cilat e përkrahin regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, u janë përgjigjur sulmeve me dronë të rebelëve në javën e fundit, nga të cilat kanë vdekur katër civilë, përfshirë dy fëmijë, ka thënë Abdel Rahman.

Damasku, me mbështetjen e Rusisë dhe të Iranit, e ka rikthyer pjesën më të madhe të territorit, të humbur në fazat e para të konfliktit të Sirisë, i cili ka shpërthyer më 2011, kur Qeveria i ka shtypur në mënyrë brutale protestat pro demokracisë.

Zona e fundit e opozitës së armatosur zgjerohet në disa pjesë në Idlibit, Alepos, Hamas dhe Latakias.

Hayat Tahrir al-Sham, që udhëhiqet nga ish-pjesëtarë të një dege të Al-Kaidas në Siri, është grupi dominues në këtë zonë, por aty janë aktive edhe grupacione të tjera të rebelëve.

Lufta në Siri i ka lënë të vdekur më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe i ka detyruar miliona të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre. /REL

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika