Prokuroria pas vërshimeve në Pejë, fillon të mbledhë prova nëse ka neglizhencë të punës në këto lagje nga ana e përgjegjësve komunal

Dy persona e kanë humbur jetën si pasojë e vërshimeve në Pejë duke tronditur gjithë Kosovën dhe kjo është arsyeja sipas zëdhënësit të Prokurorisë në Pejë, Shkodaran Nikçit, pse Prokuroria ka nisur të dalë të mbledhë prova se a ka pasur neglizhencën të punës nga ana e përgjegjësve komunalë në lagjet e vërshuar nga uji

ilustrim

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin se Prokuroria ka dalë tri herë në terren për të parë nëse ka bazë për hetime ndaj përgjegjësve komunal për neglizhencë të punës në këto lagje të përmbysura e që fatkeqësisht humben jetën dy persona.

Sipas, Nikcit, prokurori kujdestar bashkë me hetuesit policorë në tri rastet kanë mbledhur informata për të konstatuar nëse do të ketë bazë për hetim.

Gjatë mbrëmjes të së shtunës qyteti i Pejës është përfshirë nga vërshimet, kështu duke lënë të vdekur dy persona, një fëmijë dhe një grua, e shumë dëme materiale.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka theksuar se vdekja e dy qytetarëve si pasojë e vërshimeve ka tronditur gjithë Kosovën.

“Humbja e dy qytetarëve tanë si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën. I shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve, kryetarit të Komunës z. Gazmend Muhaxheri dhe gjithë qytetarëve të komunës së Pejës për këtë humbje të madhe e kaq tragjike”, ka shkruar Osmani.

Edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar lidhur me vërshimet në Pejë, gjatë së shtunës.

“Që nga fillimi i reshjeve mbrëmë jam në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Kryetarin Muhaxheri, Ministrin Sveçla dhe Ministrin Mehaj, që ti dalim në ndihmë qytetarëve dhe Komunës në këtë situatë të vështirë”, ka shkruar Krasniqi.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika