Thaqi tregon nëse do të dëshironte të bëhej përzgjedhës i Kosovës

Trajneri kosovar, Arsim Thaqi, ka treguar në emisionin 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini nëse do të udhëheqte tani Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Afrim Tovërlani, e pyeti Arsim Thaqin nëse do të bëhej në këto momente selektor i Kosovës.

“Përshembull Arsim nëse të ofrohet tani a do ta udhëheqje Kosovën A?,” pyeti Tovërlani.

Thaqi u përgjigj me një “jo”. Ai shtoi se Kombëtarja A është përgjegjësi e madhe.

“Personalisht jo. Kombëtarja është përgjegjësi më e madhe se ndonjë ekip i Kosovës,” tha Thaqi.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika