Sveçla pret në takim tre policët e liruar: Ky rast i montuar të mbyllet pa kushte, Serbia të gjykohet për agresionin e saj

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim tre zyrtarët policorë kufitar Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema, të cilët ishin kidnapuar nga njësitet policore-ushtarake të Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim tre zyrtarët policorë kufitar Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Shemë Mustafa, të cilët ishin kidnapuar nga njësitet policore-ushtarake të Serbisë, në kohën kur ata ishin në detyrë zyrtare.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se “ky rast i montuar ndaj pjesëtarëve të Policisë duhet të mbyllet pa kushte dhe në tërësi”.

“Serbia duhet të gjykohet për agresionin e saj”, citohet të ketë thënë ministri Sveçla, teksa theksohet se “gjendja e tyre shëndetësore fizike është relativisht e mirë por me vullnet të fortë dhe kurajë për të vazhduar detyrën në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë”.

Ai ka potencuar se që të tre zyrtarëve policorë në seancën gjyqësore në Kralevë i’u është konfirmuar aktakuza dhe janë liruar me procedurë të rregullt, çka nënkupton se ndaj të njëjtëve do të vijojnë thirrjet dhe përndjekjet nga Serbia.

Ministri Sveçla shprehi mbështetjen e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës duke theksuar përkushtimin që ky rast i paprecedentë i Serbisë të mos kalojë pa përgjegjësi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika