Gjobiten me 163 gjoba klubet e natës, ATK: Nuk lëshuan kuponë fiskal pas shërbimeve të ofruara

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se ka gjobitur me 163 gjoba klube të natës sepse nuk kanë lëshuar kuponë fiskal pas shërbimeve të ofruara

Foto e postuar nga Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se ka gjobitur me 163 gjoba klube të natës.

“ATK bënë të ditur së këto inspektime janë bërë në përpjekje për të siguruar që këto biznese janë duke respektuar thirrjet ligjore për lëshim të kuponëve fiskal”, njofton ATK.

ATK njofton se gjatë inspektimeve, inspektorët kanë identifikuar disa raste ku klubet e natës, restoranet dhe baret e ndryshme sepse sipas tyre nuk po i respektojnë rregullat tatimore – kryesisht në lëshimin e kuponëve fiskal.

“Andaj, si rezultat i këtyre aktiviteteve janë vizituar 12 subjekte biznesore, tek të cilat është konstatuar se nuk kanë lëshuar kuponë fiskal pas shërbimeve të ofruara. Me këtë rast, janë lëshuar 163 gjoba në vlerë 41 mijë euro, për të cilat do të iniciohen raste penale. Këto aktivitete kanë evidentuar edhe 77 punëtorë të pa regjistruar, si dhe janë konfiskuar 7 printer jo-fiskal”, njofton tutje Administrata Tatimore e Kosovës.

Tutje në këtë njoftim ATK rikujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor aty ku nuk kërkohet të lëshohet faturë tatimore, janë të obliguar që të pajisen me pajisje elektronike fiskale (PEF) / sistem fiskal (SF) dhe të lëshojnë kuponë fiskal.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika