Kryetari i Vushtrrisë ndal punimet në fshatin Novolan: Nuk lejoj punë, shkel e shko!

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka bërë të ditur se ka ndërprerë procesin e asfaltimit të një rruge në fshatin Novolan pasi sipas tij, cilësia e punimeve është e dobët.

Përmes një videoje të cilën e ka publikuar në Facebook, ai ka thënë se ka kthyer prapa kamionët me asfalt me arsyen se kishte mungesë të trashësisë së zhavorrit dhe ngjeshja duke theksuar se “nuk lejoj punë shkel e shko”.

“Sot gjatë mbikëqyrjes së punimeve në rrugën “Ahmet Delia” në Novolan, e cila ishte planifikuar të asfaltohet, i ndërpreva punimet dhe kamionët me asfalt u kthyen mbrapa. Arsyeja e ndërprerjes ishte puna jocilësore dhe shmangia nga paramasa (mungesa e trashësisë së zhavorit dhe ngjeshja)” – ka shkruar ai.

Tutje, Idrizi u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve që marrin punë në Komunën e Vushtrrisë, të punojnë sipas projektit dhe me cilësi, pas sipas tij, do ta marrin të njëjtën përgjigje.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika