“Qëllimi ishte të shpëtoja Wagnerin, jo të përmbysja pushtetin në Rusi”, Prigozhin flet për herë të parë pas kryengritjes në Rusi

"Ajo që ndodhi tregoi problemet më të rënda të sigurisë në vend. Në 24 orë u përshkua distanca që korrespondon me distancën nga fillimi i trupave ruse më 24 shkurt 2022 deri në Kiev dhe nga e njëjta pikë deri në Uzhgorod"

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe shefi i "Wagner", Yevgeny Prigozhin

Shefi forcave mercenare, Yevgeny Prigozhin, ka folur për herë të parë pas kryengritjes disa orëshe në Rusi.

Prigozhin ka theksuar se ai nuk e kishte shënjestruar presidentin, Vladimir Putinin, edhe pse deklaroi se trupat e tij do të marshonin drejt Moskës.

“Ne nuk marshuam për të përmbysur pushtetin e Rusisë. Qëllimi i marshimit ishte shmangia e shkatërrimit të Wagner-it dhe mbajtja e përgjegjësis= ndaj zyrtarëve që me veprimet e tyre joprofesionale kanë bërë një numër të madh gabimesh. Na vjen keq që u detyruam të sulmonim avionët,…por këta avionë hodhën bomba dhe nisën sulme me raketa”, ka thënë Prigozhin në një video-mesazh 11 minutësh në Telegram.

Sipas tij, marshimi trupave drejt Moskës u ndal pasi do të derdhej shumë gjak, duke ritheksuar se forcat mercenare janë shkuar për të protestuar jo të rrëzuar pushtetin rus.

“‘Wagner’ ndaloi kur u bë e qartë se do të derdhej shumë gjak. Mjafton të tregojmë se çfarë do të bënim. ‘Wagner’ shkoi për të protestuar, dhe jo për të rrëzuar qeverinë në vend”, ka shtuar Prigozhin.

“Ajo që ndodhi tregoi problemet më të rënda të sigurisë në vend. Në 24 orë u përshkua distanca që korrespondon me distancën nga fillimi i trupave ruse më 24 shkurt 2022 deri në Kiev dhe nga e njëjta pikë deri në Uzhgorod. Prandaj, nëse në fillim të SVO detyrat kryheshin nga njësitë sipas nivelit të stërvitjes si Wagner, atëherë SVO ndoshta do të zgjaste një ditë”.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika