Musliu: Ka plane për incidente në ditën e Vidovdanit, polica do të provokohet – shokuese zhvendosja nga Gazimestani në Graçanicë

"Të zhvendoset nga një vend që mund të kontrollohet dh të filtrohen njerëzit që do të marrin pjesë, në një vend aq të ngushtë në një rrugicë 150 metra ku do të mblidhen mijëra, do të pamundësohet veprimtaria e Policisë"

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, në emisionin “FIVE” ka komentuar zhvendosjen e ceremonisë tradicionale të Vidovdanit (Betejës së Kosovës) nga aty ku mbahet zakonisht, në Gazimestan, në Manastirin e Graçanicës.

Musliu, ka thënë se kjo është shokuese, kjo zhvendosje e lokacionit. Pasi sipas tij, është zhvendosur nga një vend ku mund të kontrolloheshin dhe filtroheshin serbët në një vend shumë të ngushtë dhe jo të kontrollushëm për Policinë e Kosovës.

“Të zhvendosët nga një vend që mund të kontrollohet dh të filtrohen njerëzit që do të marrin pjesë të zhvendoset në një vend aq të ngushtë në një rrugicë 150 metra ku do të mblidhen mijëra do të pamundësohet veprimtaria e Policisë… ka plane për incidente dhe pritet që polica do të provokohet”, ka thënë Musliu.

Musliu ka thënë se është dashur që organet kompetente të reagojnë, kur është bërë publike njoftimi për zhevdosjen e lokacionit.

“Është dashur të reagohet menjëherë, se kush është i prift që vendos se ku do të mbahet një tubim, është vetëm një prift shpirtëror, nuk ka lidhje me atë cka ndodhë në terrej. . Mund të kenë incidente ndërmjet vete. Kundër çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve janë unik”, ka shtuar Musliu.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika